Mpleksja e Ramës me shtetin gjakatar e zullumqar sionist, më e rënda që po i ndodh Shqipërisë.
Gazetarja Beti Njuma ka bërë me dije faktin kontravers, atë të një shpeshtimi avionësh nga Izraeli drejt Shqipërisë teksa vendi është nën kaos.

Janë disa avionë që po fluturojnë nga Tel Avivi në Tiranë në pak orë, një tregues që bie erë të rëndë, pasi nuk ekziston asnjë kontekst normal që të përligjë këtë fakt. Nuk jemi në sezon turistik, jemi në kaos. 
Ndërkohë, është e qartë tashmë lidhja e Edi Ramës me shtetin dhe politikën sioniste, ku ka patur paturpësinë që jo vetëm të shpalosë me zell raportin e ngushtë me skotën më zullumqare në histori, por t’u ofrojë atyre vetë Shqipërinë si “atdhe të dytë”, duke dorëzuar dhe sektorët shtetërorë te ata. Pos kësaj, ka fyer dhe ka përçmuar atdhetarinë e atyre shqiptarëve në masë të madhe që nuk duan izraelizimin e Shqipërisë. E bëri këtë madje dhe nga foltorja e OKB-së.
E tani që rinia ka dalë në rrugë vrullshëm e pandalshëm kundër tij, dukshëm dhe me një mbështetje diku të heshtur e diku të zëshme mbarëshoqërore, edhe pse në padakortësi me një mase dhune ndaj biznesit privat dhe pasurisë publike apo institucioneve shtetërore, avionë nga Izraeli po ia behin në Tiranë. Kush është brenda tyre dhe me ç’mision po vijnë? Dhe duhet ditur se po të erdhën ata, po t’u futën në shtëpi, vetëm zullum shkaktojnë.

Në këtë zhvillim erdhën edhe pamje të rinjsh e adoleshentësh të ndaluar nga Policia që qëndronin diku, në një ambient, me fytyrë përtokë, fiks si palestinezët nën dhunë izraelitësh. /tesheshi.com/

















