Shqiperia

Denoncimi i gjimnazistes nga Kavaja: Mbyllet shkolla nga morrat

Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një gjimnazisteje në Luz të Vogël të Kavajës, e cila ankohet për problematikat e shumta me të cilat përballet shkolla ku ajo studion.

Si rrallë herë, vajza informon se së fundmi, nxënësit e shkollës kanë edhe probleme higjenike, siç janë edhe morrat.

Postimi i Berishës: 

Mesazhi trondites i nje gjimnazisteje!

Mbyllet shkolla nga morrat!

Lexoni mesazhin e saj se ku eshte katandisur arsimi sot ne regjimin e Kakistokracise. sb

Pershendetje z.Sali Berisha..
Me falni per shqetesimin,dhe per kohen qe po ju harxhoj duke lexuar kete mesazh..
Jam nje vajze,gjimnaziste ne shkollen e luzit te vogel..
Gjimnazi jone perballet me probleme te shumta si
1/mungesa etransportit te nxenesve,mbi 70%e nxenesve te shkolles se luzit paguajne cdo dite 2 mij lek t evjetra per transport
2:mungojn mjetet mesimore
3:mungojn pajisjet per oren e edukimit fizik
5:mungojne kompjuterat
6:ne dimer perballemi me problemin e te ftohtit ,dhe jemi detyruar te blejme rezistenca vet per ngrohje,dhe ne shumicen e tasteve kan qene jo funksionale pasi si ngren korenti..
7/problemi kryesor esht shfaq javen e fundit,,pasi erdhen disa gra te shendetesise,dhe kontrolluan nxenesit nga koka,dhe vetem me nje shikim,shumicen e nxenesve e nxoren te semure ,,me semundje,dhe i shiten me detyrim disa ilace..
Por kjo smjaftoi kurre,te nesermen filloi kontrolli per morra,dhe me shum se 15 vajza i nxoren me morra dhe i larguan,nga shkolla,gje qe coi edhe ne mbylljen e shkolles
Arrit ne nje pike ku dhe mesuesit nk benin msim dhe filluan ti thonin nxenesve morrsa ose zhulsa…
Kjo eshtr shqiperia doktor
Ky eshte arsimi
Ky eshte shteti shqiptare
Qe cdo dite shpik dicka pa lidhje per te rrjepur familjet shqiptare…
Faleminderit doktor.,
Anonim ju lutem se keto te ngelin ne klase….

OPINIONE