Shqiperia

Denoncimi i STOP/ Rilindja e shëndetësisë që i kushtoi jetën vëllait të deputetit socialist

 

Infermieri Frrok Bardhi, që në 8 Shkurt demonstroi në emisonin “STOP” gjendjen e mjerueshme të urgjencës së Tiranës, rikthehet me një tjetër denoncim. Ai thotë se situata është përkeqësuar në këtë shërbim. Madje disa ditë më parë ish-zëvendësministri i brendshëm Sokol Baraj, vëllai i deputetit socialist Besnik Baraj, humbi jetën për mungesë të kushteve të urgjencës. Sipas Bardhit, nëse në urgjencë do të kishte patur defribrilator, i ndjeri do të ishte ende në jetë.

“Kjo është një pajisje defribilatori, që kurrë në jetë nuk është vendosur asnjë lloj aparature në të. Kjo është vënë sa për të mashtruar qytetarët e Tiranës! Ky është një lloj aparati, i cili bën goditjet elektrike në rastet kur pacienti është më probleme zemre. Këtë që po ju them fiksojeni mirë dhe për këtë mbaj përgjegjësi. Në këtë automjet, më datën 11 Mars, ka vdekur një personazh me emër në Tiranë, të më falë familja nëqoftëse kuptohet se kush është.”

Gazetari – Mund të na jepni inicialet?

“Do të më heqin nga puna direkt po jua thashë.  S.B! I ka shkuar kjo makinë, kjo autoambulancë, tek Skënder Baraj dhe kanë kërkuar për këtë aparaturën që ne themi, aparaturën për goditje elektrike. Nuk ka ndodhur! Kanë bërë debat dhe ka shkuar historia në prokurori. Nëqoftëse ajo do të ishte në makinë, ia kanë kërkuar familjarët defribilatorin, mund të jetonte i ndjeri.”

Gazetari – Ju keni qenë në grupin e autoambulancës?

“Jo, nuk kam qenë, ka qenë turn tjetër, ka qenë në të gdhirë të datës 11 Mars, rreth orës 5.”

Gazetari – Ndoshta kanë qenë shkaqe të tjera që ka humbur jetën i ndjeri?

“Në bazë të asaj që kemi dëgjuar në urgjencë, ka qenë mjeku G.Q, infermieri R.M dhe shoferi R dhe mbiemri M në mos gaboj. Mund të jetonte i ndjeri.”/tvklan.al

OPINIONE

INTERVISTA