Denoncimi/ Kuvendi dhe Luli, po miratojnë projektligjin e Soros kundër avokatisë

“Kuvendi po miraton në fshehtësi projektligjin e Soros për të heq qafe avokatët kundër qeveriut! PD e paska mbajt të fshehtë!”, kështu shkruan avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale.

Avokati Goxhaj shkruan se projektligjin e ka depozituar një deputet i Partisë Socialiste, ndërsa  Partia Demokratike, ka heshtur me urdhër të kryetarit Basha.

Në përfundim të postimit të tij, Goxhaj shkruan se jemi duke u kther pas në kohë në ’67 kur u hoq me ligj e drejta për të pas avokat, ndërsa disa vite më vonë avokati u zhvesh nga fuqia profesionale.

Postimi i plotë:

KUVENDI PO MIRATON NË FSHEHTËSI PROJEKTLIGJIN E SOROS PËR TË HEQ QAFE AVOKATËT KUNDËR QEVERIUT!!!
PD E PASKA MBAJT TË FSHEHTË!!!
Lajm i fundit me të cilin do merremi në ditët në vijim:
Në fshehtësi të plotë, në Kuvend paska fillu proçesi i miratimit të projektligjit të hartuar zyrtarisht nga Soros për Avokatinë që e paskërka çu një deputet i PS!!! PD E LULIT KA HESHTUR ME URDHËR TË LULIT KUPTOHET!!!
Sipas këtij Projektligji, Qeveria (Ministri i Drejtësisë, i financave, etj) Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po ia bëre borxh duke i fitu gjyqet paska të drejtë me kërku me të heq të drejtën e ushtrimit të profesionit!!! Dhe ata që vendosin janë lobi përkatës!!!
Pak nga pak do rikthehet viti 1967 kur u hoq me ligj fare e drejta për të pas avokat… por ky ishte veç akti formal sepse përgjatë 1946-1968 e çveshën avokatin pak e nga pak nga fuqia profesionale!!!
A ka avokat këtu në FB mo??????????????????????

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne