TIRANË – Një denoncim i publikuar nga faqja mediatike “JOQ Albania” ka nxitur reagime të forta pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit për praninë e personave të dyshimtë pranë ambienteve arsimore në kryeqytet. Sipas denoncimit, pranë shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli” dhe Kopshtit Nr. 1 janë parë disa gra të veshura me shami, të cilat lëvizin me një automjet me xhama të rinj dhe vëzhgojnë ambientet ku lëvizin fëmijët. Dyshimet e para të qytetarëve lidhen me pjesëtare të komunitetit të muxhahedinëve (MEK).
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili në një postim publik ka ngritur akuza ekstreme dhe pyetje drejtuar autoriteteve. Goxhaj ka shkruar se muxhahedinët shërbejnë si “aset sionist në duart e MOSSAD-it” dhe ka hedhur pretendime për trafikim të mundshëm fëmijësh për qëllime rituale, duke pyetur publikisht se kush janë këto gra që po shqetësojnë prindërit pranë shkollave shqiptare.
Sipas redaksisë së JOQ, Policia e Shtetit nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare apo informacion konkret mbi situatën, ndërkohë që prindërit kërkojnë rritjen e masave të sigurisë rreth shkollave dhe kopshteve.
Avokati Altin Goxhaj
TRAFIKANT FËMIJËSH PËR RITUALET E BAALIT????????
Dihet shumë mirë që muxhahedinët janë aset sionist në duart e MOSAD!!! Pyetja është kush janë këto gra që po shqetësojnë vazhdimisht prindërit duke ndejtur pranë shkollave të fëmijëve shqiptarë? TRAFIKANT FËMIJËSH PËR RITUALET E BAALIT????????


















