Depardieu lavdëron filmat turq

Në një reportazh për gazetën italiane “Corriere della Sera”, aktori i njohur Gerard Depardieu ka folur me lëvdata për prodhimet e kinematografisë turke.

Në një reportazh për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Gerard Depardieu, pyetjes “Sa është kontributi që i japin kinematografisë festivalet e sotme?”, duke iu referuar Festivalit të Venecias, që sivjet do të organizohet për të 74-ën herë, iu përgjigj kështu: “Bienalet e Venecias dhe Berlinit japin një kontribut më të madh se sa ai i Kanës, i cili është kthyer në një vitrinë bizhuterish dhe podium mode. Përveç kësaj atje (në Kanë) ftojnë vazhdimisht regjisorë dhe skenaristë të njëjtë. Belgët të vënë në gjumë, prodhimet amerikane janë idiote. Kurse nga Turqia dhe Kina vazhdojnë të vijnë ende filma interesantë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne