Departamenti amerikan i shtetit mbron katoliken Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, që tani është këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, një vit më parë ishte sulmuar nga persona të panjohur, derisa ishe duke shkuar në banesën e saj. Nga atëherë e deri tash ende nuk është zbardhur e vërteta për këtë sulm. Kurse, sot Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut, ku trajtohet edhe sulmi ndaj Arbana Xharrës.

“Më 13 maj persona të panjohur rrahën ish-kryeredaktoren e Zërit dhe avokuesen e të drejtave të njeriut, Arbana Xharra”, thuhet në një pjesë të raportit.

Departamenti Amerikan i Shtetit më tutje ka dhënë detaje mbi deklaratë që i kishe dhënë Xharra për rastin e rrahjes së saj.

“Më 10 prill Arbana Xharra i kishte treguar policisë se persona të panjohur kishin shkruar në muret e banesës se saj, para derës kryqa të kuq. Xharra i kishte thënë mediave që radikal fetare dhe aktiviste te palëve kundërshtare e kishin sulmuar atë gjatë gjithë vitit në rrjetet sociale”, thuhet në raportin e  Departamentit Amerikan të Shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne