Deputetët dhe politikanët nga Anglia takohen me terroristët e YPG/PKK-së

Një grup politikanësh nga Anglia vizitoi terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në qytetin Kamishli në verilindje të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, një delegacion prej 15 personash ku bënin pjesë politikanë nga Partia Konservatore në pushtet në Angli dhe Partia Laburiste, mbrëmjen e të hënës shkoi në qytetin Kamishli të Sirisë dhe u takua me terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Ndër politikanët që ndodheshin në delegacion ishin edhe deputeti Adam Holloway nga Partia Konservatore dhe Lloyd Russell-Moyle nga Partia Laburiste.

Mësohet se në takimin e zhvilluar ndërmjet delegacionit dhe terroristëve u premtua mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK.

Një delegacion i krijuar nga deputetët e Partisë Laburiste kishte shkuar vitin e shkuar në Kamishli dhe kishte biseduar me terroristët e YPG/PKK-së.

Anglia gjithashtu muajin e kaluar kishte sipërmarrë ndërmjetësimin mes YPG/PKK-së dhe Këshillit Kombëtar Kurt të Sirisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne