Deputetët jo vetëm hajdutë dhe kriminelë por edhe perversë: hapin faqe erotike gjatë seancave

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor.

Diskutimi është zbardhur nga Shqiptarja.com. Fillimisht, deputetët që kanë hapur faqe erotike në sallën e parlamentit, janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak se mediat, të vendosura mbi sallën e Parlamentit, pas kurrizit të ligjvënësve, kanë pasqyruar interesin e tyre për video apo foto me përmbajtje jo etike. Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne