Deputetët milionerë, i harruan bashkëluftëtarët

Agim Vuniqi

Muhamed R. Kuka, jetoi përmbi dy dekada në SHBA, po aq kishte përvojë pune në transport në Filadelfia, ku punonte dhe jetonte jetën e mërgimtarit të hershëm.Ai u kthye në vendlindje, në kumtin e parë thirrës të luftës, duke iu bashkangjitur Batalionit “Atlantiku”, ai kështu po kryente obligimin e atdhetarit ndaj atdheut, së bashku me shumë bashkëluftëtarë tjerë, shqiptaro-amerikane. Por, jeta reale e pasluftës filloi ta dërmojë materialisht. Gëzimi dhe ëndrrat e tij për çlirimin e atdheut nuk ishin ashtu siç kishte pritur ai. Duke menduar se guri është i rëndë në vendin e vet, ai ka qëndruar më tepër se një vjet gjatë luftës në Kosovë, dhe kështu humbi statusin e banorit të përhershëm në SHBA, duke humbur të gjitha benefitet si bartës i “green cardes” dhe kështu nga një punëtorë i palodhshëm, mërgimtarë, iu bashkangjit radhës së të papunëve në Kosovë, edhe për shkaqe shëndetësore, si invalid i luftës.

Muhamedi tash është bërë si njeri ndër zëdhënësit e luftëtarëve kundër regjimit, që pas lufta i harroi, ai i bashkangjitet çdo proteste kundër qeverisë, dhe pozitës, në kuadër të së cilës janë shumë deputetë milionerë, të cilët harruan bashkëluftarët, duke ikur nga sytë e tyre, ata të cilët deri dje ishin në mesin e shumë qytetarëve të cilët hiqnin të zitë e ullirit për të mbijetuar, derisa Muhamedi kishte profesion profitabil, pa brenga financiare. Tash u ndërruan rolet, ai kërkon edhe mëtutje të drejtën e tij, për të bashkekzistuar me të tjerët dhe për të mbijetuar fukarallëkun e madh shoqëror që mbretëron në Kosovë, derisa “barbarosët” partiak, nuk bëzajnë, duke mos fshehur as krimet dhe hajninë e popullit pas luftës, ata kanë shndërruar jetën e qytetarëve në një bordel nate, ku për çdo gjë paguhet, dhe populli duhet të dëgjojë ofshamat e tyre të kënaqësive të shfrytëzimit të kofshëve të bardha, dhe me tregimet e Alaudinit dhe Sheherzades nga jeta “1001 netë”./KosovaPost.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne