Deputeti gjerman: Në Shqipëri nuk është ulur papunësia, por popullsia

Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani, në një konferencë mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Kushtet e Infrastrukturës në Shqipëri, u shpreh se në Shqipëri nuk është ulur papunësia, raporton Pro Biznes Albania.

Me anë të një analize të thjeshtë e të shkurtër, ai përmendi rastin konkret ku vetëm në vitin 2015 u larguan 85.000 shqiptarë drejt Gjermanisë për të kërkuar azil.

Si në Gjermani, edhe në vende të tjera, shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë pa ndalur duke ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e popullsisë së Shqipërisë.

Siç theksoi Henze, Shqipërisë po i largohet popullsia më e mirë, më e re, më e arsimuar, për të pasur një të ardhme më të mirë.

Si rrjedhojë, nga kjo analizë kuptohet se numri i të punësuarve të rinj është relativisht i ulët, pra nuk është ulur papunësia, por popullsia e Shqipërisë, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne