Shqiperia

Deputeti gjerman tregon çfarë i premtoi Rama për Saimir Tahirin

Sipas deputetit gjerman të SPD-së, Josip Juratovic, Edi Rama i premtoi Komitetit të Bundestagut për BE-në, se do të veprojë menjëherë për çështjen Tahiri, sapo të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, Juratovic u shpreh se Gjermania nuk do t’i kërkojë kurrë një qeverie që të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar.

“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit” – u shpreh Josip Juratovic.

OPINIONE