Rajoni

DEPUTETI I LDK-SË AKUZON EDI RAMËN PËR PAZAR ME TERRITOR TË KOSOVËS

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka involvuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën në çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij Rama është i përfshirë në pazarin për korrigjimin e kufijve, teksa ka bërë thirrje të ndalohet “kjo e keqe sa ende ka mundësi”.

“Pjesë e pazareve është edhe Edi Rama i cili është duke heshtur atje. Do jetë shumë vonë ditëve të tjera të ndalet ky proces, koha për ta ndalur është tani. Por t’i falim tokë të Kosovës Serbisë është e pa pranueshme dhe nuk do të pranohet nga qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Avdyli në Klan Kosova.

LDK së fundmi është bashkuar me Vetëvendosjen dhe PSD-në kundër fazës finale të dialogut me Serbinë, aty ku Thaçi ka paralajmëruar korrigjimin e kufijve teksa ka shprehur haptazi disa herë idenë për ta marrë Preshevën.

Burimi: Insajderi.com