Deputeti i LSI: Ne po e mbajmë Ramën në këmbë, pa opozitën nuk futemi në zgjedhje

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Flamur Çelaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Jero’clock” ka deklaruar se qeverinë po e mban në këmbë “kolona qendrore”, pra forca politike që ai përfaqëson. Por duke iu referuar një vendimi politik, ai tha se LSI-ja, pavarësisht vijimit të aleancës me PS-në, ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje nëse nuk hyn opozita.

“Unë po artikuloj qëndrimin tonë politik. Midis demokracisë dhe autoritarizmit ne zgjedhim demokracinë. Midis të djathtës dhe të majtës natyrisht ne zgjedhim të majtëm. Pas mbledhjes së kryesisë vendimi është shumë i thjeshtë: Ne në zgjedhje pa opozitën nuk hyjmë. Nëse opozita dhe lidershipi i PS ulen në tavolinë dhe sheshojnë problematikat mes tyre, si hap i parë dhe garantohet hyrje në zgjedhje të lira të ndershme dhe të gjithëpranuara, atëherë edhe elektorati i LSI nuk ka problem të bëjë një koalicion të majtë. Por nëse nuk kemi këto hapa të para, si mund të diskutojmë për koalicionin. Pra nëse nuk zgjidhet çështja mes palëve, ne jemi në qendër, jemi kollona po mbajmë qeverinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, stabilitetin e vendit. Kjo besoj është shumë e dukshme, ndërkohë që ne kemi prirje të majta si forcë politike, por nuk mund të flasim sot për koalicione”,- tha ai.

E sa për situatën aktuale politike, Çela e quan dramatike dhe që mund të precipitojë nga momenti në moment. Ai nuk nguron ta quajë arrogant edhe
kryeministrin e vendit, Edi Rama.

“Kemi një situatë jo të mirë, madje dramatike që mund të precipitojë dhe përgjegjës për këtë janë lidershipi i dy ekstremeve politike, i krahut të djathtë që lëshon ultimatume nga çadra dhe nuk pranon negociata nëse nuk ka qeveri teknike, por edhe lidershipi i majtë, i cili përgjithësisht në gjithë këto vite ka pasur një arrogancë në mënyrës se si është sjellë dhe ka vepruar. E kemi provuar edhe këtu në Vlorë, si tek rasti i pallatit që u rrëzua me3 eksploziv për të treguar një lloj force, totalisht të panevojshme. Kjo situatë, po t’i bashkosh edhe fatin që Presidenti i Republikës mbaron mandatin, pra republika do jetë në ajër pa institucione, në këtë rast, lidershipi i LSI-së ka luajtur rolin më të mirë të mundshëm duke kërkuar uljen e toneve se politika është arti i të marrit vesh. Ka kërkuar uljen në tavolinë të palëve”,- tha Çela ndër të tjera./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne