Deputeti i PD në Kukës: Policia, terror që mos të protestojnë

Deputeti demokrat Agron Shehaj, ishte sot në emër të Partisë Demokratike, për të protestuar në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Shehaj akuzoi qeverinë se ka përdorur policinë për të mbytur protestën qytetare, ndërsa denoncoi sjelljen e shumicës së mediave, që me heshtjen e tyre mbështetën vjedhjen.

Shehaj deklaroi se aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë dhe sipas tij ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj.

Deputeti i PD tha se hjithë natën e kaluar dhe gjithë ditën sot forcat e policisë kanë bërë demonstrim force dhe terror psikologjik ndaj qytetarëve për t’i ndaluar ata të protestojnë.

DEKLARATA E PLOTË
I gjithë aparati policor dhe shtetëror ishte rreshtuar sot kundër qytetarëve dhe në mbrojtje të vjedhjes përmes koncesionit korruptiv të Rrugës së Kombit. Gjithë natën mbrëmë dhe gjithë ditën sot forcat e policisë kanë bërë demonstrim force dhe terror psikologjik ndaj qytetarëve për t’i ndaluar ata të protestojnë. Ndërkohë, mediat kanë heshtur pothuajse të gjitha, ndërsa shumë prej tyre u angazhuan në fushata keqinformuese.

Megjithatë, qytetarët dolën në rrugë kundër vjedhjes për pasurimin e Ramës dhe oligarkëve të tij. Në emër të Partisë Demokratike, së bashku me anëtarë dhe drejtues të PD-së, isha atje dhe pashë në veprim shtetin e kapur nga korrupsioni dhe krimi.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne