Deputeti i PD-së akuza ambasadores Vlahutin / Ti e stërvite Saimir Tahirin

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Me anë të një komenti të tij ai e quan Vlahutinin si një trajnere e Saimir Tahirit, i cili po akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, me anë të bandës së Habilajve, kushërinj të tij.

Murrizi shprehet se e ka denoncuar disa herë rresht heshtjen e saj për drogën në Shqipëri por pa një reagim e kësisoj po i drejton këtë letër me disa pyetje, me në qendër atë se a do të shpëtojë Tahiri apo do të varë këpucët në dorë./CityNews

Shkrimi i plotë i Murrizit:

Nje leter “ ANONIME” poshte deres per Ambasadoren e BE-se, zj VLLAHUTIN.

Sot kam nje pyetje publike per “ TRAJNEREN” e LOJTARIT me NR 16?
Disa here rresht si kryetar i PD Lushnje kam denoncuar heshtjen e “ trajneres” ROZE per drogen ne SHQIPERI.
Sot edhe si deputet i opozites kam te drejte ta pyes, çfare mendon kjo si trajnere e ekipit te HASHASHIT?
Po per “ sulmuesin” kryesor te ketij ekipi me NR 16??
A vazhdon te jete ne forme, apo do ti vari kepucet ne gozhde?

Si “ tifoz” i Juaj zj Ambasadore ( TRAJNERE), doja te dija se kur e keni planifikuar ndeshjen e kthimit AMBASADORE-QEVERI HASHASHI???
Kush mendon se do ta fitoje ndeshnjen?
Dhe ne se mundesh , per ke keni vene bast?
Si e keni plotesuar SKEDINEN?
1,x apo 2 ??
A mund te jete goleshenues lojtari me NR 16?

Ju lutem mund te me pergjigjeni me kode, qe te mos i kuptojne keta “ shejtane” ITALIANE qe pergjojne pa “ leje”
Te pyeta per kete lloj sporti zj Vlahutin, se per ate “ sportin” tjeter te HASHASHIT , kam tre vjet qe te pyes, por e shoh se nuk “ mer vesh” fare sesi dalin “ ndeshjet”.
Ishalla nuk dalin te trukuara e te shitura, se pastaj nuk dihet kush do ta haj, e kush do mari 3 pikeshin ne tavoline.
Gjithsesi “TRAJNERE”, fol diçka se nuk besoj qe je as “ memece” e as “ gagaçe”!
Apo po hesht ngaqe nuk di SHQIP ?

Fol, fol si te dish, e ne çfare gjuhe te duash se SHQIPTARET, te kuptojne shume mire kur flet per TA , ose per nje ekip te vogel qe tallet me TA.
Koha eshte per te folur, e jo per te bere sehir.
Apo je merzitur se te eshte “demtuar” per ndeshjen e kthimit golashenuesi kryesor???
Hajt mos u merzit , sa te kesh EDIN dhe ERIN, “ TOP” e ke skuadren.
Suksese ne jete “TRAJNERE” ROZE e ekipit MAVI.

Kur ta gjesh kohen lajmero dhe “ pronarin” e ketij ekipi , xhorxhin ose te birin, dhe i thuaj qe te bej kujdes me ato dreq fotosh qe ben me lloj lloj njeriu.
Nga nje “ mik” qe te do te miren!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne