Deputeti i PD shpërthen kundër biznesmenëve: Kapitalistë provincialë, të hurit e të litarit!

Rreshtimi i biznesmenëve në anën e kryeministrit Rama kundër protestuesve kuksianë dhe etiketimi si “vandalë” i qytetarëve që nuk pranojnë të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit ka marrë përgjigje nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Fakti që vjen nga bota e biznesit, nuk e ka kompleksuar Shehajn që i quan përfaqësuesit e shoqatave të biznesit si kapitalistë provincialë, që të vetmen arsye për të dalë kundër popullit kanë mbrojtjen e pronave të vjedhura me korrupsion dhe servilizëm politik.

“U bënë te gjithë bashkë, me kuç e me maç, biznesmenët e mëdhenj u vunë sot në krah te Gjyqtarëve, Ministrave, Politikanëve të korruptuar.
Meskinët dhe servilët u bashkuan nën flamurin me sorrë të grabitjes kombëtare. Ky është Kapitalizëm parazit dhe provincial.
Nëpërmjet tij biznesmenët e tenderave, lejeve të ndërtimit, koncesioneve sulmojnë protestuesit.
Pothuajse asnjë prej tyre nuk prodhon një produkt apo një shërbim në treg të lirë dhe transparent. Këta kapitaliste, të hurit e të litarit, në vënd që të heshtin, bëhen me pushtetin kundër të varfërve.
Dihet pse: pronat që mbrojnë tani janë ato që kanë vjedhur dje me korrupsion, forcë dhe servilizëm politik” shkruan Shehaj në rrjetet e sociale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne