Deputeti i PS në gjendje të rëndë shëndetësore, Rama jep lajmin

Deputeti i PS Paulin Sterkaj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ndërsa i shpreh gjithë mbështetjen.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama për deputetin por pa specifikuar se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Sakaq, newsbomb.al mëson se çfarë i ka ndodhur konkretisht Sterkajt. Mësohet se në orën 10:00, të mëngjesit të sotëm, Sterkaj ka pësuar ishemi cerebrale. Menjëherë është dërguar për në spital ku kanë shkuar me urgjencë, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, raporton newsbomb.al. Shqetësimet shëndetësore kanë nisur që dje për deputetin por sot pësoi goditjen teksa kishte dalë me disa miq.

Mësohet se Sterkaj aktualisht po i nënshtrohet rezonancës. Në orët në vazhdim priten informacione më të detajuara rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Sterkaj në rininë e tij ka bërë krenarë shumë shqiptarë si kampion i mundjes.

Screenshot_17.jpg

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne