Deputeti i Vlorës: Turqit tërhiqen nga ndërtimi i aeroportit; Air Albania është zhdukur

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj ka pohuar se kompanitë turke Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction nuk do të ndërtojnë Aeroportin e Vlorës; një vepër e propaganduar me bujë nga kryeministri Rama.

I ftuar në emisionin ‘Zonë ë Lirë’, Shehaj shtoi se edhe ‘Air Albania’ ka falimentuar prej disa ditësh. “Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë siç e kishin menduar ata sepse turqit mesa di unë janë tërhequr, e kam të sigurt, por nuk kam prova. Air Albania është zhdukur, nuk është më, ku është avioni? Ka muaj që ka ikur. Kishim planifikuar t’ia jepnin me koncesion një kompanie turke në mënyrë skandaloze, nuk do kishte ndonjë përfitim kush e di se çfarë. Aeroporti në Vlorë do kishte një përfitim të madh për të gjithë bregdetin”, theksoi Shehaj.

Investimi i turqve u konsiderua nga kryeministri Rama si një ndër projektet më të rëndësishme të qeverisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne