Anëtari i Komisionit Parlamentar të Iranit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Muhammed Xhevad Xhemali Nubendegani tha se e aprovojnë përpjekjen që po bën Turqia kundër organizatës separatiste terroriste PKK.
Sipas lajmit të agjencisë së Lajmeve të Parlamentit Iranian, ICANA, Nubendegani ka bërë deklarata edhe në lidhje me bisedimet mes Turqisë dhe Iranit lidhur me operacionet kundër PKK-së.
“Organizatat terroriste, siç janë: PJAK dhe PKK kanë ndikime negative në sigurinë e vendit tonë, të Turqisë, madje edhe në sigurinë e Sirisë”,- është shprehur deputeti Nubendegani, cituar nga agjencia ICANA.
Luftën kundër terrorizmit ne e pranojmë si një përpjekje të domosdoshme në kuadër të legjislacionit tonë dhe normave të të drejtës ndërkombëtare, tha Nubendegani dhe shtoi: “Në këtë aspekt ne e aprovojmë përpjekjen (e Turqisë) me PKK-në”./ trt