Deputeti izraelit: Palestinezët ishin këtu para nesh, ne i dëbuan ata

Moshe Gafni, një deputet izraelit tha të hënën se hebrenjtë i përzunë palestinezët nga toka e tyre.

“Ata ishin këtu para nesh”, citohet të ketë thënë Gafni nga faqja e lajmeve izraelite, Arutz Sheva.

“Gjëja e parë e rëndësishme është që Shteti i Izraelit të jetë një shtet hebre, përndryshe nuk kemi të drejtë të kryejmë negociata me palestinezët – ne i dëbuam ata nga këtu,” tha ai sipas faqes së internetit.

“Nëse ne nuk kemi të drejtën historike që populli hebre ka këtu, ne nuk kemi të drejta.”

Edhe pse ai është anëtar i një partie ekstreme të së djathtës, ai shtoi se është mentalisht më tepër majtas, duke treguar mospëlqimin ndaj lëvizjes së Reformës si një arsye pse ai nuk është anëtar i së majtës. Partitë e majta në Knesset nuk ndajnë pikëpamjet e tij mbi lëvizjen e Reformës.

“Nuk bashkohem me Reformën. Lëvizja e Reformës i shkaktoi dëmet më të mëdha popullit hebre”, tha ai.

Në vitin 1967, 19 vjet pas themelimit të shtetit hebraik, Izraeli mori Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor nga një koalicion shtetesh arabe në atë që njihet si Lufta Gjashtë Ditore. Me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Oslos, Izraeli u tërhoq nga pjesët e Bregut Perëndimor dhe i dorëzoi kontrollin e disa xhepave shtetit të sapo krijuar të Palestinës (Autoriteti Kombëtar Palestinez). Megjithatë, Izraeli mban kontroll të rreptë ushtarak mbi lëvizjen ndërmjet xhepave palestinezë të kontrollit, pa përmendur ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve të reja ilegale në tokat palestineze. Izraeli gjithashtu u tërhoq nga Gaza në vitin 2005, por ajo është de facto nën bllokadën izraelite. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne