Deputeti izraelit Smotrich: Ahed et-Temimit të paktën ti kishin shtënë me plumb në gju

Deputeti izraelit Bezalel Smotrich bëri një deklaratë çnjerëzore…

Deputeti Bezalel Smotrich i Partisë Izraeli Shtëpia Jonë, në lidhje me vajzën guximtare 17-vjeçare, që u kthye në një simbol të Palestinës, Ahed et-Temimi, tha: “të paktën ti kishin shtënë në gju”.

“Sipas meje ajo vajzë (Ahed et-Temimi) të paktën duhet të ishte qëlluar në gju. Kështu që do të ishte e burgosur përjetë në shtëpi” shkroi deputeti izraelit në Twitter.

Ndërsa deputetja e Partisë Meretz Michal Rozin reagoi ndaj kësaj deklarate duke thënë: “Duhet të të vijë turp nga vetja. Javën e kaluar kolonët izraelitë goditën me gurë ushtarët e ushtrisë izraelite, a u hap zjarr kundrejt atyre?”.

Ahed njihet si “vajza guximtare palestineze” dhe për shkak të qëndrimit të treguar ndaj ushtarëve izraelitë gjatë arrestimit të vëllait të saj në vitin 2012, ajo u pa e denjë për “Çmimin e Guximit Hanzala” në Stamboll ku u takua gjithashtu edhe me Presidentin (atë kohë kryeministër), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne