Deputeti kuvajtian mbështet haptazi operacionin e Turqisë në Siri

Deputeti kuvajtian, Usame Shahin tha se arabët dhe myslimanët mbështesin operacionin e Turqisë, “Burimi i Paqes”.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter Shahin shkroi: “Arabët dhe myslimanët mbështesin Turqinë për shpëtimin e vëllezërve arabë dhe kurdë në Siri”.

Ai tha se duke mbështetur operacionin Turqia nuk është vetëm dhe tërhoqi vëmendjen se Liga Arabe, që kur është themeluar, nuk përfaqëson popujt e vendeve në fjalë.

“Mbështetja e krijimit të një zone të sigurt për sirianët që arratisen nga çetat separatiste terroriste dhe zjarri i regjimit të Damaskut përbën qëllim njerëzor” u shpreh deputeti kuvajtian.

Udhëheqja kuvajtiane ditën e enjte i bëri thirrje palëve për gjakftohtësi dhe kërkoi të qëndrohet larg preferencave ushtarake.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne