Deputeti pijanec i Opozitës sërish kundër Turqisë: atje po i veshin gratë me ferexhe!

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka mbrojtur linjën e tij anti-turke sa i përket investimeve në Shqipëri.

Ditë më parë ai u ironizua nga kryeministri Rama për këto qëndrime, e sot, në Kuvend, por pa prezencën e Ramës, Shehi ka replikuar me të, njëherësh duke lëshuar akuza ndaj Ankarasë zyrtare.

“Po rrëshqet në autoritarizëm, po u vesh grave ferexhenë, nuk bën zgjedhje demokratike…”, ishin disa nga frazat e Shehit, të cilat i quajti si “punë të tyre”, por që sipas tij nuk duhet lejuar që të hyjnë tek ne me investime ne sektorë strategjikë. Shehi theksoi faktin se Turqia po lidhet me Rusinë, e këtë ai e konsideroi si dëm për Shqipërinë.

“Ky është turku i fundit që ka mbetur në Shqipëri”, tha Shehi për Ramën. Sipas tij, Rama nuk ka asnjë lidhje me vlerat europiane dhe e cilësoi kryeministrin si një karagjoz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne