Deputeti racist grek gris flamurin e Turqisë në Parlamentin Evropian

Deputeti racist grek në Parlamentin Evropian (PE), Ioannis Lagos, në sesionin parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë, grisi flamurin e Turqisë.

Në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Bruksel të titulluar “Gjendja humanitare në ishujt grekë”, u trajtua gjendja e refugjatëve në rajon.

“Nuk dëgjojmë nga askush këtu të flasë në lidhje me gjendjen e shtetasve grekë. Të gjithë flasin për refugjatët, çka do të ndodhë me të drejtat e shtetasve grekë?”, reagoi Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së.

Ai tha se 70 për qind të shtetasve grekë janë kundër migrimit të paligjshëm, duke pretenduar se populli i vendit është duke pësuar sulme nga migrantët.

“Nga ana tjetër është edhe Turqia, bën çdo gjë që dëshiron. Në vendin tonë vijnë migrantë në masë të madhe. Ja flamuri turk. Çka bëhet me të, griset dhe hudhet. Duhet t’i japim fund kësaj”, tha Lagos dhe grisi flamurin turk prej letre, duke bërë një provokim të madh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne