Deputeti Tritan Shehu i heq Gjirokastrës identitetin osman: është i përkatësisë europiane! Po ç’është në fakt?

Një debat se çfarë është Gjirokastra ka shpërthyer në komisionin parlamentar të Kulturës dhe Medias, ku ministrja Kumbaro u thirr për të raportuar mbi dëmtimin e disa monumenteve gjatë reshjeve e përmbytjeve të kohëve të fundit. Në qendër qe dhe Kalaja e Gjirokastrës, murret e së cilës kanë pësuar disa çarje e dëmtime.

Dhe në këtë moment, pas një zë i opozitës e krahasoi atë me Halepon në Siri, shkatërrimin pra të këtij qyteti historik nga lufta, pati një debat mes kundërshtarësh politikë mbi këtë krahasim, që nga ana e mazhorancës u quajt i pavend.

Por në një moment, deputeti Tritan Shehu, i cili tha se i dhimbte qyteti pasi ishte dhe vetë gjirokastrit, tha për të se është i “përkatësisë europiane”. Po ashtu, pati dhe një zë nga mazhoranca që tha se krahasimi i Gjirokastrës me Halepin nuk mund të bëhej pasi ky qytet sirian ka qenë një ndër kryeqendrat e Perandorisë Osmane; pra sipas tij ishte dhe statusi historik i Gjirokastrës pa lidhje me qytetin e njohur të Lindjes së Mesme.

Dhe këtu është rasti për t’u sjellë në kujtesë fakti se monumentalizmi i Gjirokastrës kryekreje osman. Është tipikisht një qytet osman, e mu për këtë është dhe në UNESCO, prej atyre veçorive arkitekturale që gjenden vetëm në hapësirat e ish-sundimit osman e askund tjetër në hapësira të kulluara europiane. Përfshirë dhe faktin se qyteti ka patur 16 xhami.

Eshtë tjetër nëse thua se prej aty kanë dalë vlera europiane, në kuptimin e individualiteteve, siç mund merret Kadareja si model. Por Gjirokastra, në rrënjët e pamjen e saj është tërësisht osmane, gjithnjë nëse i referohesh spektaklit të saj arkitektural në faqen e malit. Madje dhe banesa më përfaqësuese, ajo e Zekatëve (foto kryesore), ka si detaj “jo-europian” pikërisht mbiemrin e fisit ndërtues e zotërues – Zekat – term që i përket fjalorit islam, pasi bëhet fjalë për detyrimin që duhet të jepet në bazë të pasurisë – një lloj takse e Zotit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne