Deputeti Uka: Ambasadori Gashi u tall me besimin qytetarë, kjo është e tmerrshme!

Deputeti i -së, , përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në , Qëndrim Gashi i cili në llogarinë e tij në Twitter kishte publikuar karikaturat e Pejgamberit Muhamed a.s., shkruan  Post.

“Po të kishim qeveri, një ambasador sot do të duhej të kthehej me fluturimin e parë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Meqë e kanë pezulluar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njohje të reja nuk kemi, liberalizim vizash jo se jo, atëherë këta gjejnë kohë e tallen me besimin e shumicës së qytetarëve në Kosovë – lëndojnë ndjenjat e besimtarëve myslimanë.

Po të kishim qeveri, një ambasador sot do të duhej të kthehej me fluturimin e parë në Kosovë.

Përderisa qytetarët e Republikës së Kosovës të të gjitha besimeve janë shembull i respektimit të ndërsjelltë, tolerancës ndërfetare, është e patolerueshme që një përfaqësues i yni diplomatik të nxis përçarje dhe mosdurim.

Në vend se të kopjojnë sjelljen e shkëlqyer të qytetarëve të vendit që përfaqësojnë dhe ta promovojnë si vlerë gjithandej nëpër botë (të bëjë punën për të cilën paguhen), në politikën tonë të jashtme promovohet dhe mbështetet përçarja.

Kjo është e papranueshme, kjo është e tmerrshme!/KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne