Deputetja austriake Bissman kërcënohet me vdekje për solidarizim me muslimanët

Deputetja austriake Martha Bissman është kërcënuar me vdekje për shkak të solidarizimit me muslimanët, raporton Anadolu Agency (AA).

Bissman e cila kohët e fundit në shenjë proteste për ndalesën e mbajtjes së shamisë në vendin e saj, vendosi një shami gjatë adresimit të saj në Parlament, në shenjë solidariteti me muslimanët e Austrisë, u gjet në shënjestër të radikalëve djathtistë, madje është kërcënuar edhe me vdekje.

Deputetja Bissman e cila ngriti zërin kundër padrejtësive ndaj muslimanëve në vendin e saj, përfshirë dhe ndalesën e mbajtjes së shamisë në shkollat e mesme, në një prononcim për AA tha se i është nënshtruar fyerjeve dhe qëndrimeve negative dhe se për herë të parë kishte marrë kërcënime me jetë.

Ajo tha se dy ditë më parë kishte marrë një letër ku ishte kërcënuar me vdekje, për të cilën është ngritur një proces gjyqësor.

“Prej kur kam shprehur solidraitetin tim me muslimanët kam fituar një numër të madh kundërshtarësh”, sqaroi Bissman, duke shtuar se kërcënimet me vdekje nuk do ta frikësojnë.

Deputetja austriake gjatë debatit për ndalesën e mbajtjes së shamisë në Austri, në shenjë protetste vendosi një shami gjatë adresimit në Parlament, ku pasiqë mbuloi kokën tha: “Çfarë ndryshoi? A jam tani ndryshe, a nuk jam e lirë tani? Ne mund të mësojmë nga gratë muslimane”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne