Der Spiegel: moshapja e negociatave, shkak mungesa e shtetit të së drejtës

Gazeta gjermane Der Spiegel shkruan se moshapja e negociatave me Shqipërinë ka ardhur si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit dhe bllokimit të reformës në drejtësi.

“Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reformat në drejtësi dhe sundimi i ligjit në vend kanë ngecur.”

Der Spiegel shkruan se kryeministri Rama akuzohet se ndodhet në pushtet për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar.

“Kryeministri socialist Edi Rama, i cili është në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës.”

Në shkrimin e saj, gazeta gjermane shton se përtej veshjes së tij dhe paraqitjes si një artist, Rama është një udhëheqës autoritar në politikën e brendshme të Shqipërisë.

“Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjet e tij në atlete dhe i admiruar si një artist, kultivon një stil gjithnjë e më autoritar në politikën e brendshme.”/ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne