Der Spiegel: Në kampin e muxhahedinëve në Manëz ndodhin tortura çnjerëzore, MB refuzon të japë përgjigje

Një revistë gjermane ka zbuluar se anëtarët e MKO, të quajtur edhe MEK, i nënshtrohen trajnimeve të tmerrshëm në një kamp në Shqipëri, njoftoi agjensia e lajmeve Mehr të shtunën.

Der Spiegel tha se anëtarët që mbahen në kamp praktikojnë “prerjen e fytit me thikë”, “thyerjet e duarve”, “nxjerrje e syve me gisht” dhe “prerje e gojës”.

Revista javore gjermane shkruan në artikullin e saj se ata që u larguan nga grupi i kultit thanë se anëtarët po torturohen dhe po u nënshtrohen traumave psikologjike.

Pasi foli me 15 anëtarë të grupit, revista “Der Spiegel” tha se kampi në të cilin mbahen 2.000 anëtarë është 50 herë më i madh se një fushë futbolli.

Banorët e kampit, 35 kilometra larg Tiranës, nuk lejohen të posedojnë pajisje mobile, të shohin tv apo dhe kalendarin, citon Der Spiegel të larguarit.

Ai tha gjithashtu se disa anëtarë të MKO janë aktive në punën në ndërtim, disa prej tyre qëndrojnë prapa kompjuterëve për të postuar lajme të rreme në Tëitter dhe Facebook rreth Iranit dhe disa të tjerë përpiqen të rekrutojnë anëtarë të rinj përmes Telegramit.

Der Spiegel thotë se arsyeja pse Shqipëria e mbështet këtë grup nuk është e qartë dhe se Ministria e Brendshme shqiptare ka refuzuar të japë përgjigje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne