Bota Opinion

Dera: Pas Aleppos dhe Damaskut një strategji e re fitoreje

Nëse vëzhgojmë deklaratat e dhënë nëpër mediat izraelite, më së fundmi ka tërhequr vëmendjen një deklaratë që ka dhënë një militant i armatosur sirian për gazetën Yediot Ahronot. Duke theksuar se një dorëzim i “rebelëve” do të thotë një fitore e Presidentit të Sirisë, Bashar Assad kundër armiqve të tij është shprehur se “Ata që e mundën sot Deraan i kanë dhënë në të njëjtën kohë fund edhe vetë revolucionit.”

“Ne jemi pala që e kemi humbur këtë luftë. Assadi do të arrijë deri në kufi. Duhet të them hapur se kjo është një fitore e Assadit jo vetëm kundër rebelëve, por një fitore e arrirë edhe kundër Izraelit.

Këto fjalë i përkasin drejtorit të shërbimeve informative të lajmeve në arabisht të televizionit izraelit Kanal2, Ehud Yaari. Gazetari zionist i ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në pjesën jugore të Sirisë duke thënë se “Kjo është një fitore kundër Izraelit”. Në fakt, nëse do të vëzhgohet në përgjithësi shtypi izraelit, komente të këtij lloji janë më të përmendurat. Shumica e gazetarëve, edhe pse në një mënyrë të nënkuptueshme e pranojnë humbjen.Bindja më e përhapur në mesin e armikut zionist, pas përparimit të shpejtë në Deraa, presidenti i Sirisë, Bashar Assad është shumë pranë momentit të përfundimit të luftës në jug të Sirisë me grupet e armatosura. Në këtë këndvështrim, izraelitët që kanë parashikuar se gjatë këtyre javëve të ardhshme ushtria siriane do të mund të marrë kontrollin e të gjithë vijës kufijtare me territoret palestineze të cilat aktualisht janë të pushtuara nga Izraeli, mendojmë se forcat UNDOF, të cilat u tërhoqën në vitin 2011 sapo filloi lufta duhet të kthehen menjëherë në bazat e tyre.

Pas çlirimit të Aleppos, Damaskut si dhe rrethinave të këtyre qyteteve, janë zvogluar konsiderueshëm mundësitë e arritjes së një fitoreje ushtarake nga opozita e armatosur. Zhvillime të këtilla kanë sjellë një zhgënjim të madh në mesin e opozitarëve, mëbshtetësve të tyre si dhe të gjithë atyre që kanë qënë të gatshëm që të japin sakrificat e tyre në ditë të mira dhe në ditë të këqija për të mbështetur revolicionin.  Çlirimi i Aleppos dhe ngushtimi i hapësirës së tyre qëështë zhvilluar në mënyrë të shpejtë  i ka treguar xhihadistëve dhe mbështetësve të tyre se nuk do të mund t’i mbeldhin frytet e sakrificave që kanë bërë deri më tani. Çlirimi i plotë i Damaskut dhe rrethinave të tij e ka ndaluar kalimin e grupeve të armatosura nga veriu për në jug të vendit, duke i dhënë në këtë mënyrë qeverisë siriane që të mund të gjallërohet nga ana ushtarake dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, ka bërë të mundur edhe krijimin e një balance tërësisht të re politike në rajon.

Operacioni ushtarak i realizuar në Deraa

Më 22  qershr të vitit 2018, përpara se ushtria sirine të fillonte operacionet e saj ushtarake, grupimet e armatosura mbanin nën kontroll hapësira të mëdha që mblidhen sipas hamendësive deri në 2350kilometra katrorë territore në Deraa që përbëjnë 60 % të rajonit nga 3900 kilometra katrorë që është i gjithë qyteti i Deraas. Ndërkohë që duke shtuar edhe ISIS-in, të njohur si Ushtria e Halid bin Velidit mbahej nën kontroll edhe 250 kilometra katrorë të tjera, që në përqindje përkthehen deri në 6% të gjithë qytetit. Ndërkohë që ushtria siriane mbante kontrollin e vetëm 1350 kilometra katrorë që dotë thotë përafërsisht 34% të rajonit.

Në një situatë të këtillë, në jug ushtria siriane ka praktikuar dy strategji paralele ushtarake. Strategjia e parë prej tyre bëri të mundur që të rifitohej kontrolli i përgjithshëm në rrethinat perëndimore të Suvejdës, që ndodhen të ndërthurura me pjesën lindore të Deraa, rrethinat e të cilat u morrën nën kontroll të plotë gjithashtu, hyrja kufitare Nasip që mbart një rëndësi të veçantë strategjike – përveç një pjesë fare të vogël që mbeti nën kontrollin e ISIS-it në perëndim të Deraas deri në Jordani. Ndërkohë që strategjia e dytë u realizua nëpërmjet negociatave kombëtare dhe arritjes së gjetjes së një rrugëzgjidhjeje. Pikat më të rëndësishme që pranuan negociatat në Deraa ishin qytetet Bosra el-Sham dhe Daal si dhe qytezat Muzarib, Ankal dhe Kefr Shems. Këto rajone arritën që të ndryshuar balancat në terren duke i kthyer ato tërësisht në kahun e kundërt. Aktualisht, ushtria siriane ka arritur që të shtrijë kontrollin e saj në 3200 kilometra katrorë të qytetit të Deraas që do të thotë 82 % të të gjithë territorit. Ndërkohë që, grupimet e armatosura kontrollojnë 450 kilometra katrorë, që do të thotë vetëm 12% të territorit. Ndërkohë që vetë ISIS-i vazhdon të kontrollojë 6 %-shin që ka kontrolluar gjatë gjithë kësaj kohe.

Kjo do të thotë se, ushtria siriane nuk do të përballet më në asnjë vijë të kuqe në rrugën e saj të përparimir drejt jugut të vendit. Objektivi që kanë përcaktuar udhëheqësit sirianëështë që të arrihet të vendoset siguria e vendit në të gjithë gjeografinë e Sirisë duke përfshirë të gjitha territoret ku shtrihen terroristët.

Rëndësia Strategjike

Deraa është pika ku interesat ekonomike dhe politike takohen me interesat e sigurisë. Pozicioni gjeografik që e vë në vijë kufijtare me Jordaninë, afërsia që ka me kryeqytetin e Damaskut dhe në të njëjtën kohë fakti që mban në vetvete edhe portën kufijtare Nasip, e cila është ndërpikat më të rëndësishme të kalimit për Lindjen e mesme i kanë dhënë Deraas një rëndësi strategjike. Kjo për arsye se nëpërmjet kësaj porte kalimi kufijtare kalohen mallërat që tregtohen në Siri, Jordani dhe në vendet arabe të gjirit. Kjo është një portë që i hapet jugut, por gjithashtu është një pikë e rëndësishme kalimi edhe për Libanin.

Marrja e kontrollit të Deraas do të ndryshojë marrëdhëniet politike mes Ammanit dhe Damaskut dhe do të sjellë në jetë sërsisht gjallërimin ekonomik të vendit. Këto kohët e fundit edhe vetë udhëheqja jordaneze dëshiron që militanët e armatosurëtë largohen nga vija e saj kufitare veriore. Përtej gjithë këtyre, Dera mbart edhe një veçantëim ekonomik që rrjedh nga rëndësia që mbart në interesat delikatë në rang ndërkombëtar. Duke qënë se ky qytet është i pozicionuar në vijë kufitare me Kunejtran dhe territoret palestineze që ndodhen nën pushtim mbart një dimension të ndërlikuar politik për shkak të pozicionit gjeografik dhe rëndësisë strategjike. Kjo situatë që ka ngjallur një shqetësim për izraelin armik i ka detyruar që me ndërmjetësimin e Rusisë të kërkojë të rirregullohet edhe njëherë siguria e rajonit.

Rëndësia Ekonomike

Çështja më e rëndësishme për të cilën mund të flasim nga këndvështrimi i ekonomisëështë me shumë mundësi siguria që ushtria siriane ka arritur të mundësoi në mënyrë të plotë dhe të përgjithshme për rrugën Damask-Amman. Po kështu, një gjë e këtillë do të thotë se është hapur plotësisht rruga që fillon nga veriu i Aleppos dhe që shtrihet deri në jug të Jordanisë. Kjo rrugë e cila zgjatet në më shumë se 450 kilometra e gjatë ka gjithashtu edhe veçantësinë e të qenit rruga më e gjatë në Siri. Kjo rrugë strategjike që fillon nga Aleppo kalon mes Hamas me zonat e saj industriale dhe fushave buqësorepjellore dhe qyteteve të Humusit dhe Damaskut. Dhe nga aty arrin deri në kufirin me Jordaninë.

Një situatë e këtillë do të bëjë të mundur kalimin e lirë të mallrave tregtare dhe të njerëzje nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Nasipit gjë e cila i ka hapur rrugën zonave që nodhen jashtë pjesës qytetare të Sirisë që të ketë një lidhje lidhje jetësore me pjesën tjetër. Përveç kësaj, kjo situatë ka edhe një rëndësi të madhe ekonomike për fakrin se tashmë kjo pikë mund të shfrytëzohet për eksportimin në rajon dhe më gjërë në botë të mallrave që prodhone në Siri. Përveç faktit që do të kontribojë në rregullimin e situatës ekonomisë së Sirisë, Deraa ka në rëndi ekonomike përsa i përket buqësisë dhe prodhimeve ushqimore. Në këtë mënyrë, qeveria siriane do të mundësoi sigurinë ushqimore dhe do të mund të ruajë çmimet e ulta për prodhimet ushqimore.

Rëndësia ushtarake dhe e sigurisë

Marrja e kontrollit të terrenit në Deraa mbart një rëndësi të madhe për zgjerimin e pikës së sigurisë në qytezën e Suvejdës dhe për rritjen e presionit ndaj dhe shkaktërrimit të grupeve të armatosura të që ndodhen në Kunejtra, të pozcionuar në kufirin perëndimor të Deraas. Duhet përmendur fakti se këto grupe të armatosurëpo i shërbejnë qëllimeve dhe pritshërive të Izraelit i cili nga ana e tij në mundësinë e një luftë të drejtpërdrejtë ka planifikuar që në strategjinë e saj mbrojtëse të bëjë dallimin në mesin e forcave siriane dhe t’i përdorë këto grupe të armatosura si një mburojë e gjallë njerëzish për t’u mbrojtur. Për më tepër ëhtë duke e rritur gjithnjë e më shumë presionin ndaj Uashingtonit që të heqë sa më shpejt të jetë e mundur bazën e vet ushtarake që ka në el-Tenef që pas çlirimeve të njëpasnjëshme në rajonin jugor, por veçanërisht pas çlirimeve të arrira në pjesën lindore të Sirisë.

Rëndësia Simbolike

Nga pikëpamja e grupeve të armatosura, Deraa është pranuar si “djepi i revolucionit të Sirisë.” Flakët e para që sollën më pas edhe plasjen e luftës në vitin 2011 janë parë për herë të parë në Deraa. Marrja e kontrollit të plotë mbi qytetin e Deraas nga ushtria siriane ka shkaktuar një goditje të fortë përsa i përket motivimit që kishin opozitarët e armatosur. Sepse me një gjë të këtillë duket se kanë humbur të gjitha kartat e realizimit të revolucionit. Në këtë mënyrë edhe sllogani “populli që përqafoi revolucionin” është vërtetuar që ka qënë përjet realitetit sirian.  Kjo gjë ka vërtetuar në shkallë të përgjithshme për gjithë Sirisë, por veçanërisht për pjesën jugore se ky ka qënë një revolucion i marrë me qira nga jashtë. Fakti që pas marrjes së kontrollit të Deraas nga duart e grupeve të armatosura, populli vendas ka mbushur rrugët në shenjë falenderimi për ushtrinë siriane edhe vëteton edhe më shumë këtë gjë.

Grupet e armatosura më të rëndësishme në Deraa

1- Fronti Nusra

2- Lëvizja Ahrarush Sham

3- Ushtri Babilone

4- Njësitë Furkan

5- Çeta Hamza

6- Çeta e Lindjes së Islamit

7- Forcat e Aleancë Jugore

8- Njësitë e Detyrave të veçanta

9- Çetat Kasiyun

10- Çeta  e Muxhahedinëve Horan

11- Ushtria e Halid bin Velidit (ISIS)

12- Regjimenti i artilerisë

Përveç këtyre ekzistojnë edhe shumë grupe të tjera të ndryshme të cilat janë përfshirën në grupin e frontit jugor.

Dështimi në dhomën e operacionit MOK për drejtimin e luftës e Jugut

Dhoma e operacionit MOK me qendër në Jordani në të cilën marrin pjesë SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Jordania dhe disa vende të gjirit është një dhomë ushtarake si dhe një qendër e shërbimeve ushtarake, të shërbimeve t inteligjenë, koordinmit si dhe të urdhrit dhe komandës ushtarake. Në vitin 2013 janë krijuar edhe dhomat e operacionit të shërbimeve të inteligjencës për të drejtuar grupimet opozitare në jug, pavarësisht se edhe shumë vonë do të kuptohej se ato ishin një mjet i dështuar. Pas përparimeve të gjëra territoriale që kanë arritur gjatë muajve të fundit të forcave të ushtrisë siriane këto operacione u përfunduan. Fakti që Uashingtoni ka bërëjë me dije ndërprejen e mbështetjes për grupet e armatosura përpara se ushtria siriane të fillonte operacionet ushtarake vërteton edhe më shumë këtë situatë.

Një situatë e këtillë i detyroi grupet e armatosura që më 20 qershor vetëm dy ditë përpara fillimit të operaioneve që të krijonin një qendër të dhomës operacionale në mënyrë që të parandalonin përparimin e mëtejshëm të ushtrisë drejt jugit të Sirisë. Megjithatë këto përpjekje të qarta të grupeve të armatosura për t’u koordinuara vetëm sa kanë nxjerrë në dritë paaftësinë dhe dimensionin e dështimit të këtyre grupeve dhe mbështetësve të tyre për t’u koordinuar pë shkak të fajësimeve të ndërsjella dhe tradhëtive në mesin e tyre. Dështimin dhe mangësinë e koordinimit e ka vërtetuar edhe vetë deklarata për krijimin e një dhome të dytë operacionale me të njëjtin qëllim nën emrin Ushtria e Jugut.

Mbështetja izraelite për grupet e armatosura në jug

Tashmë nuk përbën një sekret për askënd fakti që Izraeli ka dhënë mbështetje për grupimet e armatosura që gjenden në jug të Sirisë. Përveç shërbimeve mjeksore dhe logjistike që janë ofruar për këto grupe të armatosura në spitalet e Izraelit, dihet nga të gjithë se mbështetja është dhënë edhe në forma të tjera si materiale mjeksore, materiale të tjera si dhe ndihmë ushtarake. Fotografitë e bërë në Deraa që tregojnë armët që janë duke përdorur grupet e armatosura atje janë një provë e qartë që vërtetojnë këtë mbështetje.

Izraeli armik është përpjekur që t’i shtyjë grupet e armatosura që të fillojnë një luftë në jug të vendit duke bombardur gjatë gjithë këtyre kohëve të fundit bazat ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në mënyrë që të prishte atmosferën e fitores qëështë krijuar për ushtrinë siriane. Nëse vëzhgojmë deklaratat e dhënë nëpër mediat izraelite, më së fundmi ka tërhequr vëmendjen një deklaratë që ka dhënë një militant i armatosur sirian për gazetën Yediot Ahronot. Duke theksuar se një dorëzim i “rebelëve” do të thotë një fitore e Presidentit të Sirisë, Bashar Assad kundër armiqve të tij është shprehur se “Ata që e mundën sot Deraan i kanë dhënë në të njëjtën kohë fund edhe vetë revolucionit.” Kur është pyetur militani i armatosur në lidhje me pozicionin në të cilin ndodhet, ai ka treguar se ndodhej në Kunejta dhe është shprehur se “Megjithatë, askush nuk e di se çfarë ndodhet aty, shpresoj që kufiri të zgjerohet edhe më shumë për Izralin që të na përfshijë edhe nëve. Në këtë mënyrë Assadi nuk do të mund të arrijë kurrë deri tek ne.”

Tëgjitha këto na prezantojnë para neshpërmasat e humbjes që kanë pësuar grupimet e armatosura në jug të vendit. Në këndvështrimin e planit mbrojtës izraelit që ka për qëllim dallimin e forcave të armatosura siriane, Izraeli armik është detyruar që të heqë dorë nga ideja se do të mund të krijonte në mur mbrojtës njerëzor të përbërë nga këto grupime të armatosura. Gjëja e vetme që posedon aktualisht armiku zionist është mundësia që të mbushë sa më shpejt bazat dhe njësitë ushtarake të cilat i pati boshatisur në vitin 2011 me fillimin e luftës siriane.

Burimi : intizar/ ML

OPINIONE