Dërgohen blloqe betoni në kufirin e Turqisë me Sirinë

Në Hataj (Hatay) të Turqisë, që ndodhet në kufirin me Afrinin në Siri janë dërguar 21 mauna me blloqe betoni.

Njëzetenjë mauna, që transportonin blloqet e betonit të përgatitura nga Forcat e Armatosura Turke për njësitë në kufirin e Afrinit mbërritën në nënprefekturën Rejhanllë (Reyhanlı).

Mësohet se blloqet në mauna janë 4 metra të larta dhe 11 tonë të rënda.

Nga ana tjetër vihet re se në kufi vazhdojnë punimet e rinovimit të telave me gjemba në kufirin me Sirinë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne