Dërgonin emigrantë ‘me letra të falsifikuara’ nga Italia në Angli e Gjermani, shpartallohet banda e shqiptarëve

Një grup i përbërë nga tre shqiptrë është kapur nga karabinierët italianë, pasi ishin shpallur në kerkim më herët.

Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve, është goditur nga policia në 2016 pasi nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dërgonin për në vendet e tjera të BE, si Gjermani, Angli, Francë apo Austri bashkatdhetar të tjerë nga Shqipëria.

Në atë kohë Drejtoria e Anti-Mafias lëshoi 9 urdhërarreste, nga të cilat u ekzekutuan vetëm 5, pasi 4 personat e tjerë arritën ti shpëtonin policisë.

Por së fundmi, karabinierët në bashkëpunim me Policië shqiptare dhe në kuadër të operacionit ‘Shkëmbimi’ arrestuan tre nga katër shqiptarët që i shpëtuan Anti-Mafias italiane në 2016, teksa përpiqeshin të futeshin në Shqipëri.

Sakaq, nga kontrollet e zhvilluara nga në banesat e tyre, në zonën e Veronas, u gjetën disa dokumenta të falsifikuara të gatshme për përdorim, si dhe shumë pajisje të tjera për falsifikim dokumentash.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne