I dërguari i OKB për Lindjen e Mesme theksoi në zgjidhjen e menjëhershme të krizës në xhaminë Aksa

I dërguari special i OKB në Lindjen e Mesme ka paralajmëruar se kriza e xhamisë Aksa në Kodsin e shenjtë, duhet të zgjidhet deri në ditën e premte.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Nikollaj Mladinov, i dërguari special i OKB për Lindjen e Mesme, shtoi: “Kjo krizë kërcënuese mund të ketë pasoja shumë më të mëdha dhe më katastrofale se sa ato që po vërejmë aktualisht”. Mladinov pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, në lidhje me këtë mbledhje deklaroi: “Në rast se kjo krizë do të vazhdojë deri të premten, do të thotë deri në namazin e të premtes së ardhshme duke mos gjetur një rrugëzgjidhje, atëherë do të shtohen rreziqet në rajon”. Vlen të theksohet se regjimi sionist të premten më 14 korrik ka mbyllur portat e xhamisë Aksa për myslimanët palestinezë dhe pas hapjes së tyre, ka instaluar porta elektronike për kontrollin e besimtarëve myslimanë të Palestinës./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne