Dëshiroi vetëm të falej në xhaminë Aksa, izraelitët vrasin 16-vjeçarin palestinez

Një palestinez vetëm 16 vjeç ka humbur jetën dhe një 12-vjeçar është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, në kohën që po tentonin të kalonin “Murin e ndarjes” në Jeruzalem, me qëllim që të falnin namazin  e xhumasë në xhamine Aksa.

Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se ushtarët izraelitë kanë qëlluar mbi adoleshentët palestinezë. Palestinezi 16 vjeçar, Abdullah Ghaith, ka vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa i riu tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raportojnë mediat botërore.

Izraeli, pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeç nga “Muri i ndarjes” në Kuds nga Bregu Perëndimor./bw

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne