Dëshmia e 16 vjeçarit në Vlorë: E vrava gjyshin se më nxiu jetën/ EMRI

Vetëm 16-vjeç por pretendonte se gjyshi i kishte nxirë jetën dhe kjo ishte arsyeja që nuk duroi më dhe e qëlloi me një plumb pas koke.

Pikërisht njeriun që e kishte rritur që 6 muajsh, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident.

16-vjeçari Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin, dyshohet se e vrau për ti marrë lekët.

“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë./ BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne