Shqiperia

Dëshmia e plotë e Tahirit përballë Shullazit

Ish-ministri Tahiri e ka përë sërish veten përballë të pandehurit Shullazi në Gjykatën e Kirmeve të Rënda sot.

Tahiri është thirrur të dëshmojë  pasi ai ka qenë ministër i Brendshëm në kohën që ndodhi kërcënimi i rektorëve nga Shullazi.

Gjatë dëshmisë së tij Tahiri nuk i kursyer komentet, gjë për të cilën i është tërhequr edhe vëmendje. Ndërkohë ish-ministri ka thënë se duhet ftuar Berisha për të dëshmuar pasi ai e kishte denoncuar i pari rastin e Shullazit.

Dëshmia e plotë:

Prokurori Nakuçi: Deshmitar në periudhën prill 2016 çfarë funksioni shtetër keni patur?

Tahiri: Në këtë kohë drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prokurori: Në këtë kohë keni marë dijeni për kërcënimin e dy pedagogëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni?

Tahiri: Po kam marë dijeni. Ka qënë një status në FB i Sali Berishës, që njoftonte se dy pedagogët ishin kërcënuar. Nga Berisha kam marrë dijeni. Thireni Berishën nga kush e mësoi, se ai pavarësisht rekordeve të gabuara me informacionet që publikon në “FB”, mund t’ua thotë se nga e mori këtë informacion që fliste për kërcënime dhe kanosjen e dy profesorëve të nderuar. Por prokuroria nuk bën punë, por po bën politikë.

Ndërhyn gjykata: Dëshmitar ju lutem lerini komentet në sallën e gjyqit. Jeni thirur të jepni dëshminë për atë çka juve dini në lidhje me këtë ngjarje, të tjerat nuk janë të dobishme.

Tahiri: Pikërisht po jap dëshminë time. Unë kam dëshminë time, nuk kam tuajën, ndaj më lini të tregoj atë që di unë…

Prokurorja Imeraj: Dëshmitar kur jeni vënë në dijeni dhe kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimet që i janë bërë profesorëve të Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe Mynyr Koni?

Tahiri: Atëhere për shkak edhe të kohës që ka kaluar dhe disa gjëra nuk më kujtohen. I qëndroj publikisht të gjithë deklaratës time që kam dhënë në prokurori për këtë çështje. Kësaj deklarate nuk i heq asnjë gërmë.

Gjykata: Dëshmitar në kushtet kur jeni juve para gjykatës dhe jeni në gjëndje të dëshmoni, ajo deklaratë nuk ka vlerën e saj që thoni para gjykatës.

Prokuroria: Si jeni vënë në dijeni për kërcënimet e dy profesorëve Koni dhe Kule?

Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha… unë nuk mund ta di se nga e morri vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërisni atë e tjua thotë…

Prokurorja:Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.

Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirur Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolli, meqënëse ishte e fushës përgjegjëse.Takimi është bërë në zyrën time. Kam dashur të thëras dhe Sali Berishën pasi ai e ka pas informacionin i pari por ai nuk vinte.

Prokurorja:Çfarë  është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?

Tahiri:Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se cfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk kam qënë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë.  Po ju se thërisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.

Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit

Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejën e gjykatës dhe shmangni komentet…

Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në proces

Mbrojtja: Jo nuk kemi

I pandehuri Shullazi:Jo nuk kam

Gjykata:Mirë atëherë dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit

Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thireni Berishën dëshmitar tjua thotë…

OPINIONE

INTERVISTA