Shqiperia

Dëshmitari nga lokali: Rama i ulëret Metës në lokal, nuk ta jap….

Vijon prej më shumë se dy orësh darka mes dy liderëve të koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, ku pritet dhe një vendim për vijimin e bashkëqeverisjes.

Një dëshmitar nga lokali te Pazari i Ri, ku po darkojnë aleatët të shoqëruar dhe nga Erion Veliaj e Petrit Vasili, i tha CityNews se darka është tensionuar, teksa janë dëgjuar të bërtitura.

Sipas këtij dëshmitari nga një tavolinë afër aleatëve, në një moment kryeministri Edi Rama është dëgjuar duke bërtitur: Nuk ta jap dot atë ministri mo burrë, jo!

Ndërkohë, pas kësaj fraze, dëshmitari tha se palët po heshtin prej gati 15 minutash.

“Jam ne te njejtin lokal ku po darkojne dy nga tre bashkekryetaret e koalicionit qeverises ( fatkeqesisht ).
Ne nje moment u degjua Rama, qe pothuajse bertiti : ” Nuk ta jap dot ate ministri mo burrrr, joo ”
. . . dhe kane pothuajse 15 minuta qe po heshtin”, tha dëshmitari./Citynews

OPINIONE

INTERVISTA