Dështimi i një lufte 17 vjeçare në Afganistan

Talibanët kontrollojnë  70% të këshillave drejtues të periferisë së Afganistanit. Sipas BBC ata  administrojnë plotësisht 4% të tyre dhe janë të pranishëm në 66% të tjerat.Këto vlerësime të bazuara në 1 200 burime në të gjitha rajonet e Azisë Jugore sugjerojnë se prezenca e rebelëve islamikë është shumë më e gjerë se sa vlerësimi që ka bërë së fundmi koalicioni ndërkombëtar  nën komandën e NATO-s që vepron kundër talebanëve.

BBC flet për 399 rrethe administrative në Afganistan. Ndërsa forca e NATO-s, përmendin 407 rajone dhe vetëm 44% të periferisë të kontrolluar nga talebanët. Nuk është e qartë pse dy burimet japin të dhëna të ndryshme mbi ndarjen administrative të vendit.

Pentagoni nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt, duke iu referuar të dhënave më të fundit të koalicionit të NATO-s, se 56% e territorit afgan është nën kontroll, të plotë ose të pjesshëm, të qeverisë afgane.Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 SHBA, Britania e Madhe dhe forcat e koalicionit deklaruan se do të përmbysnin regjimin e talibanëve dhe me miratimin e  Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2003 u vendos forca ushtarake ndërkombëtare.

Megjithatë talibanët duket se janë rikuperuar plotësisht dhe po kryejnë sulme të vazhdueshme mbi misionet diplomatike, ambasadat, bazat ushtarake dhe personelin e misioneve të huaja, ku natyrisht dhe objektivat e qeverisë janë gjithmonë prioritet. Miliona afganë janë detyruar të largohen nga vendi, me një total prej më shumë se 110,000 njerëz që kanë humbur  jetën që nga viti 2001.

Autoritetet lokale shpresojnë që angazhimi 16 vjeçar i amerikanëve në Afganistan të mos dështojë. Nisur kjo edhe nga fakti që presidenti i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve me ta pas sulmeve të fundit të përgjakshme.

 

http://www.bbc.com/news/world-asia-42863116

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne