Shqiperia

Dështimi për hapjen e negociatave me BE-në, Kryemadhi: Edi Rama të dorëhiqet!

Një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i refuzohet çelja e negociatave me BE, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Teksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi.

Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave./tpz

OPINIONE

INTERVISTA