Bota

Dështojnë figura të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare në Francë

Partia centriste e presidentit francez Emmanuel Macron duket se do të arrijë një fitore të thellë pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare. Projeksionet tregojnë se La Repulique en Marche dhe aleati i saj MoDem do të marrin 445 ndenjëse nga Asambleja Kombëtare me 577 ndenjëse.

Rezultati final i këtyre zgjedhjeve do të vendoset nga një balotazh që do të zhvillohet në 18 qershor. Partia e Macron është themeluar vetëm një vit më parë dhe shumë nga kandidatët e saj kanë pak ose aspak eksperiencë politike. Bashkë me MoDem, partia centriste ka siguruar 32.3% të votave, të ndjekur nga repulikanët e qendrës së djathtë me 16%. Fronti Nacional i Marine Le Pen ka siguruar 13.2% të votave, ndërkohë që socialistët zhgënjyen duke marrë vetëm 7.4% të votave. Pjesëmarrja krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve në 2012, ishte shumë më e ulët, vetëm 48.7%, shifër që analistët thonë se reflekton një ndjenjë të dorëheqjes tek kundërshtarët e Macron. Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi centristin 39-vjeçar për suksesin e arritur nga partia e tij. Përmes zëdhënësit të saj, Merkel e konsideroi këtë fitore si një votë për reformat./ PT

OPINIONE