Dështon protesta e qytetarëve për çmimin e naftës! Shqiptarët nuk dinë të luftojnë për të drejtat e tyre

Ishte paralajmëruar se një protestë e gjerë kombëtare do të zhvillohej ditën e sotme në shumë qytete të vendit në shenjë të mosbindjes civile ku drejtuesit e mjeteve do ti fiknin këto të fundit nëpër kryqëzime rrugësh dhe rrethrrotullimesh nga ora 12:00 deri në orën 15:00 të ditës së sotme.

Me sa duket qytetarët nuk i janë përgjigjur kësaj thirrjeje të përhapur gjerësisht në rrjetet sociale ditët e fundit. Ndërkohë gazetarët raportojnë nga terreni se nuk ka asnjë indicia për bllokimin e rrugëve nëpër qytete apo akset e ndryshme automobilistike.

Ndërkohë që taksat sa vijnë e rriten, kjo e hënë pritej të rikthente bujshëm bashkimin popullor kundër kësaj padrejtësie. Referuar rritjes së çmimit të naftës, por jo vetëm, dy ditët e fundit qarkulluar nwpwr rrjetet sociale njw poster, i cili i ftonte qytetarët të protestojnë ditën e sotme.

Protesta nuk pritej të udhëhiqej nga ndonjë parti politike, por do të ishte thjeshtë në kuadrin e një bashkimi qytetar, për të shprehur indinjatën e tyre kundrejt projektligjit të qeverisë, që parashikon ngritjen me 20 lekë për litër të naftës.

Por është vështuirë të kuptohet qytetarët e kanë refuzuar demostrimin e pakënaqësisë me një formë të tillë për shkak të formës apo të përmbajtjes. Pra nëse janë kundër demostrimit duke bllokuar rrugët apo janë kundër demostrimit për rritjen e çmimit të karburantit pasi ata e shohin si diçka normale./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne