Dështon protesta pro terrorizmit e katundares Igballe Rugova

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë mbajti një protestë në mbështetje për Organizatën YPG e cila është një zgjatje e organizatës terroriste PKK në Siri.

Në njoftim para protestës është shkruar se “edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste” por realiteti në terren ishte ndryshe, RrGK nuk arriti të sigurojë mbështetjen e duhur pasi që në ftesën e tyre u përgjigjen jo më shumë se 10 veta.

Në mungesë të mbështetjes ngjarja zgjati vetëm 6 minuta.

Populli i Kosovës nuk e mbështeti këtë protestë anti Turqi për të cilën është mirënjohës për kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës dhe më pas rolin e rëndësishëm që Shteti i Turqisë pati gjatë shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesja e kësaj organizate, Igballe Rogova para kamerave doli me një deklaratë skandaloze ku ajo e krahasoi Presidentin e Turqisë me Millosheviçin, duke injoruar faktin që Shteti i Turqisë në krye me Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër vendet e para që e pranoi pavarësinë e Kosovës, madje edhe loboj tek shtete aziatike dhe në ato arabe për Kosovën.

Ajo tha se “sot jemi mbledh të protestojmë vetëm kundër Erdogan e jo kundër popullit turk”.

Ajo me këtë deklaratë ka injoruar faktin se me fillimin e operacionit më 9 Tetor e gjithë populli i Turqisë u mobilizua me një zë duke mbështetur këtë operacion antiterrorist të Ushtrisë Turke në veri të Sirisë.

Rogova foli për një shembull të një rasti në Veri të Sirisë, ku mbeti te vdekur një aktiviste kurde me emrin Hevrin Xelef për të cilën YPG-ja tha se ajo është vrarë nga Ushtria e Lirë Siriane të cilët po mbështeten nga Ushtria Turke.

Por pretendimet e YPG-së e demantoi edhe ULS-ja (Ushtra e Lirë Siriane), të cilët thanë se nuk e kanë vrarë Hervinin madje as që e kane takuar atë në auto-udhën M4 siç pretendon YPG.

Zëdhënësi i ULS-së, Yusuf Hammud në një prononcim për mediat ndërkombëtare tha se Forcat e tyre ende nuk e kishin mbërritur ta marrin nën kontroll auto-udhën M4 kur e dëgjuan lajmin për vrasjen e  Xelef, madje ai tha se videot ose pamjet të publikuara në rrejte-sociale janë montazh dhe të kurdisur profesionalisht në mënyrë që faji të mbetet neve.

Një gjë e tillë u kundërshtua edhe nga “Organizata për të Drejtat e Sirianëve”, të cilët nuk pranuan pretendimet e YPG-së.

Në anën tjetër protesta e RrGK-së përveç që nuk gjeti mbështetje kjo event madje u protestua nga disa kalimtar rasti të cilët thanë se “ata (RrGK) po mbështesin një organizatë terroriste e cila është edhe në listën e organizatave terroriste të BE-së, NATO-s dhe ShBA-së.

“Ne nuk mund të mbështesim një organizatë terroriste si PKK e cila qe 40 vjet vret civilët të pafajshëm në Turqi, as kete proteste nuk e mbështesim”, theksoi njëri nga qytetarët.

Ndryshe, më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. /Gazetaere/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne