Destabilizimi dhe lufta, faza të tjera pas referendumit të Kurdistanit të Irakut

Abdulbari Atvan, publicist dhe analist i njohur i botës arabe, duke folur për reagimet rajonale dhe botërore kundër referendumit për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut, ka theksuar se stabiliteti dhe lufta do të jenë fillim i fazës së ardhshme.

Abdulbari Atvan në artikullin e sotshëm të publikuar në gazetën “Ra’j Al-Jeum” ka analizuar aspekte të ndryshme të referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe ka shkruar: “Faza e pas referendumit është në një gjendje të paqartë. Shumë shenja tregojnë se ajo do të jetë fazë e vështirë. Duke marrë parasysh reagimet e vendeve fqinje që disa prej tyre këtë referendum e kanë konsideruar si shpallje lufte, fillimi asaj faze do të jetë destabilizimi dhe ndoshta edhe shpërthim i ndonjë lufte të mundshme dhe kurdët do të janë ata që do të digjen më së shumte”.

Ai shtoi: “Masud Barzani kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka zgjedhur një kohë shumë të gabuar për organizimin e referendumit dhe fqinjët arabë dhe iranianët dhe turqit i ka bashkuar kundër banorëve kurd të këtij rajoni. Përveç kësaj, krahina Kurdistani i Irakut esencialisht nuk posedon faktorët dhe bazat e nevojshme për një shtet, kufijtë e tij janë të pacaktuar, borxhet i ka në rritje e sipër dhe arkën e financave e ka pothuajse të zbrazët. Rrogat e punonjësve administrativ të kësaj krahine nuk janë paguar gjatë disa muajve të fundit dhe proceset demokratike në këtë krahinë jo vetëm që nuk janë plotësuar, por esencialisht ato nuk ekzistojnë, sepse mandati i qeverisjes së kryetarit të kësaj krahine ka përfunduar dy vite më parë dhe gjithashtu ekzistojnë shumë dyshime dhe dilema për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Krahinën e Kurdistanit në nëntorin e ardhshëm. Barzani, menjëherë pasi është pyetur në lidhje me fatin e të ardhurave të naftës dhe menjëherë pas kërkesës së disa deputetëve për kufizimin e kompetencave të tij absolute, ka pezulluar punën e Parlamentit dhe seancat e tij. Përveç kësaj, shtimi i korrupsionit dhe mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve mes qytetit Sulejmanije në të cilin dominon Partia Unioni Atdhetar e kryesuar nga Xhalal Talebani dhe qytetit Arbil në të cilin është qendra e sundimit të familjes Barzani, po shfaqet gjithnjë e më shumë”.

Atvan në vazhdim shkruan: “Kemi kontaktuar me disa persona që kanë shkuar në Arbil dhe ata kanë thënë se atmosfera atje është shumë e tensionuar dhe në shumicën e qarqeve të kurdëve mbretëron një gëzim i shoqëruar me brengosje. Ata janë të brengosur për të ardhmen. Bllokada kundër atyre ka filluar një ditë para organizimit të referendumit. Irani dhe Iraku kanë mbyllur kufijtë e tyre ndërsa Turqia dhe Irani kanë zhvilluar disa manovra ushtarake kurse forcat Hashd Sha’bi të Irakut kanë përshpejtuar operacionet luftarake në betejën e Al-Huvajxha në mënyrë që më pas të fillojnë operacionet për marrjen nën kontroll qytetet Kirkuk, Medlin, Khankin, Bareh, Sanxhar dhe fushat e Ninvas duke larguar tërësisht forcat Pushmarg nga këto rajone.

Në këtë mes, goditja më e madhe do të jetë në kohën kur Turqia të mbyll linjat e tubacioneve të naftës së Kurdistanit të Irakut dhe të ndërpresë eksportimin e naftës së Kurdistanit të Irakut nëpërmjet porteve të saj drejt tregjeve ndërkombëtare. Kjo çështje do të bëhet shkak për mbylljen e burimit më të madh të të ardhurave të kurdëve të Irakut. Në të njëjtën kohë edhe shtetet evropiane porosinë e të cilave për shtyrjen e referendumit nuk dëgjoi fare Barzani, kanë filluar kërcënimet e tyre për ndërprerjen e ndihmave ndaj krahinës së Kurdistanit”.

Atvan shtoi: “Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, ka akuzuar Barzanin për shkeljen e sovranitetit të qeverisë qendrore të Irakut dhe për rebelim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë Federale e cila shpalli të pavlefshëm referendumin dhe në anën tjetër Benali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, gjithashtu ka theksuar se ky referendum është kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë”.

Atvan vazhdon: “Izraeli është e vetmja palë në botë që ka mbështetur këtë referendum në mënyrë të hapur dhe e ka nxitur Barzanin për shpalljen e pavarësisë. Ndoshta Izraeli është e vetmja palë që do ta njohë shtetin e Kurdistanit. Duhet pasur parasysh edhe këtë se ky shtet i ri kurdë do të rrethohet me katër fuqi rajonale Iranin, Turqinë, Sirinë dhe Irakun”.

Atvan në vazhdim shkruan: “Nadal Kablan, ish-ambasadori i Sirisë në Ankara, gjatë një interviste me kanalin televiziv Al Mejadin, ka paraqitur në mënyrë të shkurtë dhe të qartë qëndrimet e vërteta të këtyre vendeve. Ai duke vë në dukje prirjet seperatiste të kurdëve të Sirisë dhe avancimin e forcave të quajtura “Forcat e Sirisë Demokratike” në drejtim të qytetit Dejr Al-Zur dhe marrjen nën kontroll të tyre puset e naftës dhe të gazit dhe organizimin e zgjedhjeve lokale në rajonet me popullsi kurde në veri tët Sirisë si përgatitje për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, deklaroi se Siria kurrë nuk do të lejojë themelimin e një “shteti sionist” në kufijtë verior të saj. Prandaj ne mendojmë se edhe iranianët, irakianët dhe turqit pajtohen plotësisht me këtë deklaratë të Nadal Kablan. Barzani ka bashkuara shumicën e fqinjëve kundër vetes. Ekzistojnë informacione gati të konfirmuara se një delegacion i sigurisë së Turqisë është takuar me homologun e tij sirian nën mbikëqyrjen e Rusisë me qëllim të koordinimit të qëndrimeve në fazën pas referendumit në Arbisl dhe për të diskutuar situatën në qytetin Idlib”.

Sipas Arvan, “Ky referendum mund të ndezë zjarrin e një lufte ndëretnike disa vjeçare” dhe ndoshta “fati i shtetit të dëshiruar të kurdëve nuk do të ketë dallim nga fati i shtetit të ISIS, sepse koalicioni nga aspekti gjeografik i cila shkatërroi ISIS është i njëjti koalicion që po përgatitet për një luftë tjetër kundër një shteti kurd i cili është në një proces të vështirë të lindjes”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne