D’Estaing skualifikon Merkel dhe Macron: Asnjë lider politik nuk ka vizion për Europën

Ish-presidemti francez Valery Giscard d’Estaing ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për gazetën greke “Kathimerini” se Europës së sotme i mungojnë liderët vizionarë që të kuptojnë rëndësinë e forcimit të Bashkimit Europian si e vetmja mënyrë që kontinenti të hyjë në nivelin e gjigandëve si ShBA dhe Kina.

Sot, asnjë lider politik nuk duket se sheh se vetëm një BE e fortë mund të bëhet një superfuqi ekonomike në të njëjtin nivel me ShBA dhe Kinën. Ata duken më shumë të shqetësuar me përfitimet afatshkurtra, duke vënë interesat nacionale mbi çdo gjë. Nuk ka një vizion dhe një angazhim të qartë politik për të ardhmen e Europës, shprehet d’Estaing.

Sipas tij një ide për të ecur përpara me Europën është krijimi i një konfederate bazuar në unifikimin fiskal.

Në linjë me atë që etërit themelues të Europës krijuan 60 vjet më parë, hapi i radhës do të ishte unifikimi i sistemit tonë të taksave: një monedhë, të njëjtat taksa, shton d’Estaing.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne