DETAJE/ 27 vjeçari u gjet i vrārë në Vaun e Dejës, dyshohet për gjakmarrje, ishte precedent penal

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i vrārë në rrugë me një plumb në kokë.

Sipas “News 24” dyshohet se ai është ēkzekutuar për gjakmarrje, pasi vīktima rezulton me precedent penal në fushën e krīmeve ndaj personit.

Trupi i të riut u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMW”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër larg u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se është përdorur nga autori, apo autorët.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për ngjarjen./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne