Detaje/ E qëlloi gruan me sëpatë në sy të fëmijëve, burri dhunues tentoi të hidhej nga ballkoni

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një bashkëshort pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, më pas ka tentuar ti japë fund jetës.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Artan Hasa, 50 vjeç pasi është grindur me gruan e tij, E.Hasa, e ka goditur këtë të fundit me bishtin e sëpatës në kokë, duke e lënë pa ndjenja.

Në kushtet e tronditjes së fortë psikike, Hasa ka tentuar ti japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni por është ndalur nga fqinjët e tij.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve.

Çifti thuhet se kishte një marrëdhënie të vështirë të shoqëruar shpesh me dhunë.

Artan Hasa punonte si shofer, ndërsa bashkëshortja e tij punonte si ndihmëskuzhiniere.

Kjo e fundit për shkak të dhunës së shpeshtë që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, kishte kërkuar ndarjen prej tij.

Artan Hasa është arrestuar nga policia, ndërsa gruaja ndodhet në spital./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne