Detaje/ “Makina që ju kap Orest Sota-s me 860 mijë euro nuk është në pronësi të tij, por…”

Gazetari Basir Çollaku zbuloi se makina me të cilën po udhëtonte Orest Sota ku edhe iu kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, nuk është në pronësi të tij.

Sipas Çollakut, Range Rover-i i përket një biznesmeni ndërtimi. Sipas gazetarit, 25-vjeçari Orest Sota zotëron një makinë tip “Audi Q7”.

“Range Roveri nuk është i Sotës, ai ka një ‘Audi Q7’. Mjeti në të cilën është arrestuar Sota është i një kompanie ndërtimi e jo i Sotës” – u shpreh Basir Çollaku në studion e lajmeve të syri.net.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne