Detaje nga krimi në Durrës/ Burri qëlloi tre herë me thikë guan, goditja në zemër i mori jetën

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Durrës, ku Lulzim Cuku vrau me thikë gruan e tij,  Manjola Cukun. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lulzimi e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten. Dy herë në bark dhe një goditje në zemër, kjo e fundit ka rezultuar fatale për jetën. Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës. Ende nuk dihen shumë detaje nga ngjarja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne