Detaje nga përgjimet e tjera: “Për 10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pasi doli nga Prokuroria tha se ka një tjetër audio përgjim, të cilin PD e disponon dhe tregon lidhjet e Agron Xhafajt me trafikun e drogës.

“Për të gjitha deklarimet që kemi thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimit, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn  bëjnë trafik kanabis”, ka thënë Salianji.

“Në përgjimin që unë kam parë dhe disponohen nga ana e PD që ka ardhur nga gazetari Jetimir Olldashi shihet zëri i gazetarit Olldashi, bashkëpunëtorit X Albert Veliu dhe i trafikantit tjetër i cili është bashkëpunëtor apo zari i Agron Xhafajt ku flitet qartazi për “10 kile drogë mos më hajde, unë flas për 100 kile e sipër”, ka thënë tutje Salianji.

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne